Ky është protokolli i trajtimit të Covid në Shqipëri, ilaçet që përdoren nga Trisoli tek Kortizonikët

Ky është protokolli i trajtimit të Covid në Shqipëri, ilaçet që përdoren nga Trisoli tek Kortizonikët

0Shares
Ky është protokolli i trajtimit të Covid në Shqipëri, ilaçet që përdoren nga Trisoli tek Kortizonikët

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregoi sot për të sqaruar edhe opinionin publik, protokollin e trajtimit të pacientëve me koronavirus. Brataj thotë se këto protokolle janë të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët me simptomat nga më të lehtat, mesataret tek ato më të rënduarat. Rastet trajtohen sipas rekomandimit të mjekut të familjes, thekson Brataj.

Forma e lehtë e Covid Stadi I

Në moshat e reja dhe të pa shoqëruar me sëmundje të tjera jepen:

a) Vitaminoterapi ( vitC ), Vitamine D, Zink

b) Lëngje

c) Antipiretike kur ka temperature si paracetamol ose antininflamatoe josteroide

d) Trisol kur ka diare

e) Shurup kolle kur ka kollë

Format e lehta në të sëmuret kronikë mund të fillohet mjekim nga goja edhe me antibiotik si azitromicin apo levofloxsacin sipas rastit dhe antiagregant nga goja si aspirinë 100mg .Të semurët kronikë që marrin antikogulantin sipas diagnozs e vazhdojnë atë ( psh xsarelto 15mg )

Forma e mesme Stadi II ( oksigjenoterapia më e vogël se 94)

a) Merr antibiotike nga goja (azitromicin 500mg , levofloxacin 500mg)

b) Kortizonkët merret vetëm ne rastet kur ka filluar vështiresia ne frymëarrje dhe ka te paktën 6-7 ditë me temperaturë.

Kortizoniku zgjidhet te merret nga goja si Medrol apo prednizon duke patur parasysh gjithmonë efektet anësore e kunderindikacionet qe ai ka ( Ulcera, HTA,diabet, glaukoma e tjera).

Ne keto forma jepen edhe antikoagulantë nga goja, ne varesi te analizave.

Kujdes kortizoniket injeksion nuk duhet te bëhen ne kushte shtepie. Ato përdoren në kushte spitalore. Më me efekt eshte dexametazoni e metilprednizoloni.

Niveli i oksigjenit duhet te vlerësohet edhe ne varësi të moshës dhe të sëmundjeve të tjera qe pacienti ka. Të vleresohet drejt e të mos neglizhohet dhe të dërgohet shpejt ne spital e jo kur ky nivel eshte shume i ulur se rrezikon seriozisht jeten e të semurit .

Në të gjitha rastet jepen vitaminoterapi, antipiretike , lëngje për rehidrim sipas rastit , shurup për kollë apo medikamente lehtësuese sipas problematikave qe paraqet i sëmuri.

Rastet e rënda detyrimisht duhet te trajtohen ne spital .

Medikamentet në shtëpi duhet të jepen oral. Përjashtim rastet kur ka të vjella te cilat duhen trajtur dhe ndërprerë.

Në rastet kur gjykohet se i sëmuri duhet të marrë mjekim parenteral apo ka nevojë për perfusion lajmërohet 127.

Në rast komplikacionesh apo rëndimi i sëmuri transferohet në spital nëpërmjet 127

*Analiza gjaku kerkohen vetem ne rastet qe mjeku I gjykon te domosdoshme.

*Analiza specifike per koagulim jepen vetem ne raste kur ka rrezik per ngjarje

kardiovaskulare me rekomandimin e mjekut qe e ka ne ndjekje.

*Marrja e gjakut ne shtepi do te kryhet vetem nga personeli i caktuar ne çdo qender me te gjitha veshjet e paisjet perkatese.

Forma e rëndë (Stadi III)

Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë:

– takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,

– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),

– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50%

brenda 24-48 orëve.

Forma shumë e rëndë (Stadi IV)

Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:

– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.

– shfaqja e shokut,

– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në

njësinë e terapisë intensive.

Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së

rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:

– linfocitopenia progresive,

– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,

– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Share this:

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu

!

Sponsorizuar
2021 . All rights reserved.