Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!
Që prej ditës së djeshme Primati i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastasi është duke marrë trajtimin spitalor në spitalin Evangjelizmos në Athinë për shkak të COVID-19.
Ai përmes një mesazhi drejtuar besimtarëve ka folur në ditën e parë të qëndrimit të tij në hospitalizim:
Dita e parë në Evangelismos tashmë ka kaluar dhe gjithçka po shkon mirë. Gjatë gjithë jetës sonë ne i referohemi Zotit të surprizave por edhe Zotit të mrekullive.
Udhëtimi ynë në Shqipëri filloi me thirrjen Zoti është me ne dhe përgjigjen me një zë edhe ne me Zotin, e cila mbështeste sigurinë tonë se nuk do të na braktisë Perëndia.
Falënderime të përzemërta për mjekët dhe infermierët e shquar dhe për morinë e njerëzve që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje spontane.
Dy fjalë nga leximi i Ungjillit të së Dielës së kaluar përcaktojnë qëndrimin e duhur: Mos ki frikë, thjesht beso. ka thënë ai.
Ditën e sotme gjithashtu spitali Evangjelizmos në deklaratën mbi gjëndjen shëndetësore të Kryepeshkopit është shprehur se ai është mirë dhe gjendet i shtruar në repartin intensiv. Spitali deklaroi se gjëndja e tij është e qëndrueshme dhe nën kontroll.
InfoMedia Albania