Haxhiu-Hotit: Ju ka humbur busulla, nuk po dini ç’ka po deklaroni as ç’ka po bëni

Haxhiu-Hotit: Ju ka humbur busulla, nuk po dini ç’ka po deklaroni as ç’ka po bëni

0Shares
Haxhiu-Hotit: Ju ka humbur busulla, nuk po dini ç’ka po deklaroni as ç’ka po bëni

Lajme

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar Hotin sa i përket menaxhimit të Pandemisë, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Hotit se Kosova po e menaxhon më  mirë Pandeminë se vendet e rajonit.

Ai ka thënë se nëse jemi më mirë se rajoni edhe masat duhet të jenë më të lehta.

Zotëri Hoti, ju ka humbur busulla, nuk po dini çka po deklaroni as çka po bëni shkruan Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Zotëri Hoti, ju ka humbur busulla, nuk po dini çka po deklaroni as çka po bëni! Si është e mundur me qenë Kosova më mirë se rajoni me pandeminë COVID-19, e në anën tjetër propozoni masat më të ashpra në rajon, me orë policore e mbyllje biznesesh?!

Zotëri Hoti nëse jemi më mirë se rajoni me pandeminë, atëherë masat duhet të jenë me të lehta se sa në rajon. Më mirë se Kosova me pandeminë Covid-19 në rajon janë Shqipëria , Greqia dhe Serbia ndërsa më keq janë Mali i Zi dhe Maqedonia.

Kryeministër, kuptoje përgjegjësinë që ke se nuk jeni në situatë për tu krahasu me shtetet tjera. Siç dihet janë 9 418 raste aktive me coronavirus në këtë fazë dhe ju nuk keni as plan, as strategji të menaxhimit të pandemisë, veprimet tuaja janë ad-hoc dhe të pakuptueshme për qytetarët. Prandaj kemi arritur deri në këtë stad me pandeminë, ku situata nuk është për mburrje por për çdo kritikë z.Hoti.

Sponsorizuar
2021 . All rights reserved.