8 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

8 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0Shares
8 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!

Tetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që 410 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga mbi 2 mijë testime që u kryen në autoritetet publike dhe private.

Viktimat ishin të moshave 64, 65, 67, 68, 74, 76, 76 dhe 80 vjeç nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kavaja, Kurbini dhe Kuçova.

Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 598 (2.28% e totalit të rasteve).

Autoritetet thanë se ditën e fundit u kryen 2,044 teste – në laboratorë publikë dhe privatë, 485 teste “për arsye depistimi (kontrolli)”, – prej së cilave rezultuan pozitivë 410 persona (pozitiviteti 26.3%).

Me rastet e reja totali ka shkuar në 26,211 persona, të cilët janë infektuar në Shqipëri prej muajit mars.

Të paktën 81 persona u deklaruan së fundmi të shëruar sipas ministrisë së Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 12,574 persona (47.9% e rasteve totale) që kanë mundur ta mposhtin infeksionin që prej muajit mars.

Prej së hënës numri i personave të shëruar është më i vogël se numri i rasteve aktive.

Aktualisht të paktën 13,039 persona (49.7% e rasteve totale) mbeten ende mbartës të virusit, prej tyre 373 ndodhen të shtruar në spitale – 17 në terapi intensive.

Tirana (6,461 raste), Durrësi (1,113 raste) dhe Fieri (979 raste) janë qarqet më problematike për sa i përket pandemisë.

Share this:

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu

!

Sponsorizuar
2021 . All rights reserved.