Haradinaj-Stublla-Vuçiqit: “Këlyshi i Rusisë” po tenton të minojë stabilitetin në rajon

Haradinaj-Stublla-Vuçiqit: “Këlyshi i Rusisë” po tenton të minojë stabilitetin në rajon

0Shares
Haradinaj-Stublla-Vuçiqit: “Këlyshi i Rusisë” po tenton të minojë stabilitetin në rajon

Lajme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur Vuçiqin këlysh të Rusisë pasi thotë se i njëjti së bashku me Rusinë po synojnë të minojnë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon, raporton Gazeta Blic.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999 shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!

Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.

Sponsorizuar
2021 . All rights reserved.