Pas debatit Batatina – Sërmaxhaj reagon edhe Liga e Veteranëve, trajnerin e Llapit e quajnë injorant

Pas debatit Batatina – Sërmaxhaj reagon edhe Liga e Veteranëve, trajnerin e Llapit e quajnë injorant

0Shares
Pas debatit Batatina – Sërmaxhaj reagon edhe Liga e Veteranëve, trajnerin e Llapit e quajnë injorant

Sporti

Duket se debati i filluar para pak ditësh mes Tahir Batatinës e Sermaxhajt, por merr përmasa më të mëdha.

Ishte aktualisht analisti i futbollit që në një prononcim për GazetaOlle, në komentim e sipër të situatës aktuale në elitën tonë të futbollit, Llapi do ta shëtis sheshin evropian të Zahir Pajazitit që kulmoi me reagimin e Batatinës, përcjell GazetaBlic.

Ky i fundit ndërkaq e thumboi ish-futbollistin e Dritës e Gjilanit duke thënë se ai ka luajtur futboll kur kanë shkuar me bureka.

E, kjo deklaratë ka rënë në veshin e Ligës së Veteranëve, që është ndier e fyer me këto fjalë të Batatinës.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook, kreu i saj, Enes Shosholli nuk ngurroi që ta quajë injorant teknikun e Llapit.

Më poshtë edhe komunikata:

“Te gjithë ata që injorojnë të kaluarën e futbollit se me qfarë kushte kanë luajtur dhe me qfarë ushqimi kanë shkuar ne lojë,marre duhet me ju ardhë” shkruhet ndër të tjera në reagimin e kësaj lige.

/GazetaBlic/

10/27/2020 22:05

Koncentrohu Tahir! Para katër muajsh trajneri deklaroi se Nuza është referi më i mirë, ndërsa sot e akuzoi

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.