“Gjendet Eva Dumani”, gazetari shqiptar i “Le Iene” jep lajmin e mirë: Po qëndron me një familje shqiptare në kamp

“Gjendet Eva Dumani”, gazetari shqiptar i “Le Iene” jep lajmin e mirë: Po qëndron me një familje shqiptare në kamp

0Shares
“Gjendet Eva Dumani”, gazetari shqiptar i “Le Iene” jep lajmin e mirë: Po qëndron me një familje shqiptare në kamp

Gazetari shqiptar i “ Le Iene”, Taulant Kopliku, jep lajmin e mirë se adoleshentja shqiptare, Eva Dumani, është gjetur nga autoritetet e kampit Roj, në Siri, dhe se është nën shoqërinë e një familjeje shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, gazetari Kopliku publikon bisedën e fundit me një gazetar sirian, në të cilën zbulohet se është konfirmuar se shumë shpejt me një grup tjetër fëmijësh do të rikthehen në Shqipëri

Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi. Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj. (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh).

EvaaaEvaaa

  • foto galeri

  • foto galeri

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit"Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.