SKANDALOZE / “Striscia la Notizia” fut në kurth mashtruesit e call center-ave në Tiranë, biseda me avokatin e rremë: Paguaj 250 euro që të marrësh paratë e humbura! Në skemë dhe Alpha Bank

SKANDALOZE / “Striscia la Notizia” fut në kurth mashtruesit e call center-ave në Tiranë, biseda me avokatin e rremë: Paguaj 250 euro që të marrësh paratë e humbura! Në skemë dhe Alpha Bank

0Shares
SKANDALOZE / “Striscia la Notizia” fut në kurth mashtruesit e call center-ave në Tiranë, biseda me avokatin e rremë: Paguaj 250 euro që të marrësh paratë e humbura! Në skemë dhe Alpha Bank

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!

Duke marrë denoncime të shumta nga mjekë, qytetarë dhe italianë të ndryshëm, emisioni me gazetarin Riçardo Trombetta është drejtuar për në Tiranë, duke mbërritur pikërisht në zyrat e një call-centeri, nga ku kryhet çdo mashtrim, duke u shtirur si një zyrë ‘rikuperimi parash të humbura’. Në filmim, shihet edhe një nga vajzat e Burimeve Njerëzore të call-centerit, e cila i shpejgon ‘operatorit’ të ri se si funksionon puna.

Emisioni invesigativ italian “Striscia la Notizia”, ka mbërritur në Shqipëri këtë herë. Tema e emisionit të mbrëmjes së sotme, ka qenë pikërisht mashtrimi përmes call-center-ave, viktimat e të cilëve, janë shumcia italianë.

Duke marrë denoncime të shumta nga mjekë, qytetarë dhe italianë të ndryshëm, emisioni me gazetarin Riccardo Trombetta është drejtuar për në Tiranë, duke mbërritur pikërisht në zyrat e një call-centeri, nga ku kryhet çdo mashtrim, duke u shtirur si një zyrë ‘rikuperimi parash të humbura’. Në filmim, shihet edhe një nga vajzat e Burimeve Njerëzore të call-centerit, e cila i shpejgon ‘operatorit’ të ri se si funksionon puna.

“Ka persona që marrin edhe 1000 euro në muaj,”– dëgjohet të thotë vajza.

Por, gazetarët italianë, nuk ndalen me kaq. Pikërisht Trombetta është shtirur si një person që ka humbur paratë në ‘bonifico’ dhe ka kërkuar ndëhmë nga ky call center. Ai është marrë në telefon dhe me të është ndjekur e njëjta procedurë si me çdo klient tjetër.

Fillimisht, klienti ankohet dhe tregon se sa para ka humbur. Ai lë të gjitha të dhënat personale, në faqen me emër firtrecovery.ltd dhe më pas, operatori, në bashkëpunim me një nga bankat e vendit, në këtë rast “Alpha Bank”, siguron shkresën me paratë e humbura. Paratë, supozohet që bllokohen në llogari, dhe vetëm kur klienti të paguajë ‘speset’, shpenzimet që kërkon procedura, mund t’i tërheqë.

Por, kjo gjë nuk ndodh kurrë! Në momentin që klienti sqarohet për procedurën, i kalohet në telefon edhe një ‘avokat’. Më pas, kërkohet depozitimi i parave, 250 eurove. Në këtë mënyrë, klienti, nuk ka fituar asgjë nga ato që ka humbur, por ka humbur edhe 250 euro të tjera. Nuk dihet se çfarë masash do të merren në vendin tonë në lidhje me këtë skemë mashtrimi, që ka shkaktuar qindra mijëra euro vjedhje.

SHIKO EMISIONIN E PLOTË

Share this:

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu

!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu

!

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.