Zyra e Presidentit tregon arsyet e takimit të Thaçit me liderët e partive politike

Zyra e Presidentit tregon arsyet e takimit të Thaçit me liderët e partive politike

0Shares
Zyra e Presidentit tregon arsyet e takimit të Thaçit me liderët e partive politike

Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar liderët e partive politike në zyrën e tij.

Zyra e Presidentit ka thënë se ai këto takime i bërë për të biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Gjithashtu u bë e ditur se Thaçi dhe liderët e partive politike kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës për lajmi.net.

Ndryshe pas takimi me Thaçin, Haradinaj është deklaruar për media. Haradinaj tha se me presidentin janë takuar dhe kanë diskutuar për tema të ndryshme, për pandeminë dhe zhvillimet politike në vend.

Haradinaj tha se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e postit të presidentit.

“Isha në takim me Thaçin me ftesë të tij për konsultim lidhur me zhvillimet në vend. Diskutuam shumë tema, pandeminë e shumë të tjera. Ky takim është bërë si praktikë. Nuk kemi pas një diskutim të caktuar, pra pati vetëm të përgjithshme. Por jo çështja e postit të Presidentit nuk është diskutuar”, tha Haradinaj.

Ai gjithashtu theksoi se Thaçi nuk ka deklaruar nëse ka pasur diçka të re lidhur me aktakuzën e Speciales.

“Nuk ra kjo temë për aktakuzën, por s’mora informatë që ka diçka, pra Presidenti s’tha që ka diçka të re lidhur me këtë temë, asgjë s’kishte të re”, shtoi ai.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.