Conte: Dominuam ndeshjen, por nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë

Conte: Dominuam ndeshjen, por nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë

0Shares
Conte: Dominuam ndeshjen, por nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë

Antonio Conte është shfaqur mjaft i mërzitur në përfundim të derbit ndaj Interit, teksa në konferencën për shtyp ka pranuar se është i kënaqur nga paraqitja e të tijve dhe se sot u ka munguar sërish fati.

Çfarë nuk ka shkuar në ndeshjen e sotme? Kemi krijuar raste të shumta, por nuk i kemi shfrytëzuar si duhet. Milani ka qenë me fat, pasi ka shënuar në vetëm dy goditje në portë, ndërsa ne bëmë gjithçka mirë, por duhet të tregohemi më cinikë.

Mungoi disi ekuilibri sot? Sigurisht, pasi me dy anësorë si Hakimi e Perisic që shtyjnë shumë, humbet diçka në fazën difensive… dhe të mendosh që ka disa që kërkojnë edhe një fantazist. Megjithatë të dy golat që pësuam ishin lehtësisht të evitueshëm.

Kolarov duket se vuan si mbrojtës… Unë mendoj se ai është roli i tij i duhur në këtë moshë, pastaj sigurisht që duhet të vijojmë të punojmë, pasi ka vend për përmirësim. Tani kemi humbur dhe analizojmë gabimet individuale, por e theksoj se ne kemi bërë ndeshjen dhe kemi krijuar raste të shumta. Nëse do të kishim fituar, të gjithë do të ishit duke folur për një Inter të bukur.

Mos duhej të kishit mbajtur Godin? Për merkaton nuk flas, pasi të gjithë vendimet i kemi marrë bashkë me drejtuesit. Puna ime është të punoj shumë me organikën që kam në dispozicion dhe të marr më të mirën prej tyre.

Duket se mungon një mesfushor që depërton në gjysmëfushën kundërshtare… E kemi Barellën, që e ka bërë shpesh sot këtë punë. Shpesh shoh veten time te ai, por është i ri dhe ka një marzh shumë të madh përmirësimi.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.