Bojkoti i Superligës, gazetari i njohur optimist: Me shumë mundësi rifillon të premten me sfidën Tirana-Kukësi

Bojkoti i Superligës, gazetari i njohur optimist: Me shumë mundësi rifillon të premten me sfidën Tirana-Kukësi

0Shares
Bojkoti i Superligës, gazetari i njohur optimist: Me shumë mundësi rifillon të premten me sfidën Tirana-Kukësi

Kampionati shqiptar nuk ka rinisur ende për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste dhe presidentëve të klubeve. Ishte parashikuar që sezoni I ri të startonte në 12 shtator dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi Liga dhe klubet kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga ana e Qeverisë.

Dy ditë më parë pati një takim mes presidentit të Ligës, Edvin Libohova dhe deputetit Fidel Ylli që është i ngarkuar i qeverisë për këtë çështje. Palët duket se janë afër këtë herë dhe kampionati mund të rinisi ditën e premte me sfidën Tirana-Kukësi. I ftuar në emisionin Zona Gola, gazetari i njohur Ylli Aga u shpreh mjaft optimist për rifillmin e sezonit edhe pse kjo kërkon kompromisin e presidentëve të klubeve të Superligës.

Lajmi I mirë është që ka refletikim nga palët duke parë që kishte një takim mes tyre. E shikoj si një pikë takimi dhe thyerje të kësaj ndarje dhe me shumë mundësi të hënën që do të ketë një mbledhje mes presidentëve mund të vijë drita jeshile. Presidenti Libohova do tI bëjë të ditur presidentëve të klubeve situatën e nëse do të ketë një kompromis kampionati mund të rinisi ditën e premten me sfidën Tirana-Kukësi, u shpreh Ylli Aga.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.