U largua nga KUKËSI, Bruno TELUSHI fjalë të mrekullueshme për Skënder GEGËN: Mbështetësi im i madh, trajneri im i zemrës

U largua nga KUKËSI, Bruno TELUSHI fjalë të mrekullueshme për Skënder GEGËN: Mbështetësi im i madh, trajneri im i zemrës

0Shares
U largua nga KUKËSI, Bruno TELUSHI fjalë të mrekullueshme për Skënder GEGËN: Mbështetësi im i madh, trajneri im i zemrës

Bruno Telushi gjatë një ndeshje me Kukësin

Bruno Telushi i ka dhënë fund aventurës te Kukësi. Mesfushori vlonjat u transferua te verilindorët në këtë merkato vere, megjithatë oferta e bërë nga Neftchi Baku ka joshur ushtarin.

Pas njoftimit nga ana e klubit verilindor ku bëhej me dije që 29-vjeçari është transferuar në Azerbajxhan, është vetë ai që ka falënderuar në rrjetet sociale.

Veçon trajnerin Skënder Gega si mbështetësin e madh në karrierën e tij, ndërsa përmend edhe shokët me të cilët ka luajtur.

Kjo ishte një eksperiencë e shkurtër për mua me fanellën e Kukësit, por që e shijova në maksimum. Dua ti falenderoi të gjithë për respektin që treguan për mua.

Falenderoj presidentin, falenderoj jashtë mase shokët e ekipit dhe mbi të gjithë, dua të falenderoi trajnerin tim të zemrës, që është padyshim një pikë shumë e fortë për mua dhe një mbështetës. Faleminderit Kukësit, me respekt Bruno Telushi, shkruante mesfushori i Kukësit.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.