VAR në Shqipëri me datë të caktuar, FSHF seminar arbitrave

VAR në Shqipëri me datë të caktuar, FSHF seminar arbitrave

0Shares
VAR në Shqipëri me datë të caktuar, FSHF seminar  arbitrave

Është zhvilluar seminari i parë për sistemin VAR (Video Assistant Referee), i cili është planifikuar të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke filluar nga sezoni 2021-2022.Në këtë aktivitet, që u zhvillua në datat 22-23 shtator 2020 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ishin pjesëmarrës arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).

Lektorët e këtij seminari ishin Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS që do të bëjë të mundur implementin e sistemit dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA, i cili për arsye të situatës së pandemisë nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht, por leksionin e tij e perzantoi përmes video-konferencës.

Në ditën e parë objekti i seminarit ishte prezantimi për arbitrat i teknologjisë, që është diçka e re për pjesëmarrësit dhe kërkon njohuri në përdorimin e saj.Në ditën e dytë, instruktori i FIFA-s shpjegoi të gjithë protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, gjë të cilën e bëri më të kuptueshme me atë të situatave reale gjatë ndeshjeve të kompeticioneve të FIFA-s, por edhe me anë të pyetësorëve të ndryshëm, përmbajtja e të cilëve ishte e shprehur qartë në protokollin e sistemit VAR, tashmë i përfshirë zyrtarisht në Rregulloren e Lojës.Pas përfundimit të protokolllit të VAR-it arbitrat/asistentët filluan praktikën përballë pajisjes së VAR simulatorit, duke bërë të mundur marrjen e njohurive të para rreth funksionimit dhe vendimarrjes me anë të teknologjisë.

Ky trajnim do të pasohet nga shumë të tjerë deri në momentin e certifikimit të personave, të cilët do të bëjnë të mundur përdorimin e këtij sistemi në edicionin 2021 2022. Në komunitetin e futbollit shqiptar, Enea Jorgji është i certifikuar si arbitër VAR ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çoka janë certifikuar si AVAR me kurset që ato kanë bërë në dy vitet e fundit pranë UEFA-s.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.