Do të falen nga UEFA? Skënderbeu me deklaratë zyrtare: Ja si qendron e vërteta

Do të falen nga UEFA? Skënderbeu me deklaratë zyrtare: Ja si qendron e vërteta

0Shares
Do të falen nga UEFA? Skënderbeu me deklaratë zyrtare: Ja si qendron e vërteta

Ditën e sotme në median e shkruar është përfolur se Skënderbeu mund të falet nga UEFA në kongresin e 2 marsit të vitit 2021. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe vetë klubi korçar në faqen zyrtare teksa mohon në mënyrë kategorike që kjo të jetë e vërtetë.

-REAGIM

Në përgjigje të interesit të tifozëve bardhekuq, jemi të detyruar të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online.

Faleminderit për dashamirësinë e treguar por lutemi të jeni më korrekt në lidhje me lajmet e publikuara.

Me respekt,

KF Skënderbeu

Korçarët janë dënuar me 10 vite përjashtim nga UEFA për çështjen e trukimeve. Edhe pse kanë apeluar disa herë në CAS apo në gjykatën Federale të Zvicrës, Skënderbeu nuk është falur duke bërë kështu që vendimi për përjashtimin nga Kupat e Europës të ngelet në fuqi.

Për momentin Skënderbeu nuk ka federuar asnjë lojtar pasi UEFA I ka bllokuar edhe merkaton për shkak të mos shlyerjes së disa ish-lojtarëve, por edhe një gjë e tillë është mohuar nga vetë klubi korçar e tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh në fillim të sezoni me lojtarët që janë afruar së fundmi.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.