Zyrtare: Besmir Bojku vazhdon me FC Feronikelin

Zyrtare: Besmir Bojku vazhdon me FC Feronikelin

0Shares
Zyrtare: Besmir Bojku vazhdon me FC Feronikelin

Sporti

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me FC Feronikelin.

Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me KF Shkendijën, duke zgjatur bashkëpunimin më numrin 20-të, edhe për sezonin e ri, shkruan FC Feronikeli, përcjell GazetaBlic.

Besmir Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë, ku nuk kursen veten në asnjërën ndeshje.

Ai me FC Feronikelin ka gjithsej 40 paraqitje, duke shënuar 5 gola, gjithashtu e ndihmoj ekipin edhe në shume gola tjerë duke u faulluar 2 here në zonën e kundërshtarit dhe në total mori pjesë ne 14 gola të Feronikelit.

Bojku tha se është i lumtur qe do të jetë pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm: Së pari dua ti falenderoj, Presidentin, Drejtorin dhe Trajnerin për besimin qe patën në mua. Për objektivat e klubit nuk duhet të flasesh shumë pasi qe dihen, Feronikeli synon majat e futbollit vendor. Ne së bashku na prift e mbara tha bojku për faqën zyrtare të Klubit.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.