“Ata nuk e dinë për çfarë luajnë”, Edi Martini thumbon Skënderbeun: Mezi presim të futemi në fushë, s’kemi rrugë tjetër veç fitores

“Ata nuk e dinë për çfarë luajnë”, Edi Martini thumbon Skënderbeun: Mezi presim të futemi në fushë, s’kemi rrugë tjetër veç fitores

0Shares
“Ata nuk e dinë për çfarë luajnë”, Edi Martini thumbon Skënderbeun: Mezi presim të futemi në fushë, s’kemi rrugë tjetër veç fitores

Teuta do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut. Pas barazimit ndaj Kukësit në Kupë, durrsakët kërkojnë një rezultat pozitiv edhe në kampionat për të arritur sërish vendin e 3-të. Para ndeshjes në një prononcim për Supersport, trajneri Edi Martini thumboi në distancë kundërshtarin edhe pse më pas I vlerësoi maksimalisht.

Sfida ndaj Skënderbeut? Është një ndeshje shumë e fortë. Skënderbeu është një nga ekipet më të mira, shoh shumë pak pika të dobëta te Skënderbeu. Ka një ekip mjaft të kompletuar, pavarësisht gjendjes psikologjike dhe faktit që nuk e dinë se për çfarë luajnë. Është një ekip që ka kontingjent shumë të mirë dhe bën një lojë shumë të mirë. Duhet të kemi kujdes. Nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores, duhet të luftojmë shumë, të djersijmë shumë dhe të jemi me këmbë në tokë.

Humbja në Korçë? Sidomos me skuadrat e forta, ne jemi përballur më së miri. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në Korçë, kemi humbur 3-2 përpara se të binte pandemia. Kemi humbur penallti në minutën e fundit, mund të barazonim, por sidoqoftë fitoi Korça. Mund të ishte edhe një penallti që mund të çonte ndeshjen 3-2 për ne. E vlerësoj maksimalisht trajnerin e tyre dhe ekipin kundërshtar. I respektoj maksimalisht dhe mezi presim të futemi në fushën ditën e hënë.

Grupin e kemi pak të reduktuar. Kemi shumë lojtarë të rinj, që janë një e ardhme e sigurt, por, për momentin, sidomos në këtë ngarkesë psikologjike që ka kampionati dhe kupa, është e vështirë ti futësh në lojë.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.