Drita triumfoi bindshëm ndaj Llapit në Podujevë, ky është komenti i trajnerit Nuhiu

Drita triumfoi bindshëm ndaj Llapit në Podujevë, ky është komenti i trajnerit Nuhiu

0Shares
Drita triumfoi bindshëm ndaj Llapit në Podujevë, ky është komenti i trajnerit Nuhiu

Sporti

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programuara për sot në Superligë.

Në ndeshjen Llapi -Drita, rezultati përfundoi në të mirë të mysafirëve 0 me 3, me auto-golin e shënuar nga Mërgim Pefqeli, golin e shënuar nga Kastriot Rexha dhe në fund me super golin nga distanca të Erion Vucajt, shkruan

GazetaBlic

.

I lumtur me rezultatin e këtij takimi u deklarua Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës pas ndeshjes.

“Një ndeshje e vështirë, por kur brenda skuadrës ke shumë futbollistë kualitativ atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Lojtarët zhvilluan pothuajse një ndeshje përfekt, dhanë gjithçka nga vetja e tyre dhe kjo fitore është plotësisht e merituar për ta”, deklaroi fillimisht Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Nuhiu gjithashtu foli edhe për çështjen “Leci”, derisa sqaroi gjithë situatën e ndodhur para ndeshjes.

“Liridon Leci ka ndjerë një shqetësim në seancën e fundit stërvitore dhe sot nuk desha që ta rrezikoja duke mos e futur në formacion. Por, duke ditur egon e madhe dhe dëshirën që ka për të luajtur nuk deshi të qëndronte jashtë fushës dhe prandaj nuk ishte pjesë e 18-shes. Mirëpo, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për Dritën dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi Nuhiu.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.