Fitore e vuajtur ndaj vlonjatëve, Armando Cungu bën ironi: Flamurtarit i ra në mendje të luajë pas 700 javësh futboll, kishim shumë tension

Fitore e vuajtur ndaj vlonjatëve, Armando Cungu bën ironi: Flamurtarit i ra në mendje të luajë pas 700 javësh futboll, kishim shumë tension

0Shares
Fitore e vuajtur ndaj vlonjatëve, Armando Cungu bën ironi: Flamurtarit i ra në mendje të luajë pas 700 javësh futboll, kishim shumë tension

Laçi mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Skuadra kurbinase edhe pse përballë kishte një skuadër të rënë matematikisht nga Superliga e kishte shumë të vështirë për të marrë këto 3 pikë që e afrojnë me Europën. Në fund të ndeshjes për Supersport, trajneri Armando Cungu u shpreh:

Kush luan futboll e kupton se këto ndeshje ndaj këtyre kundërshtare janë të vështira dhe tensioni ishte I madh te ne. Një gabim kushton shumë dhe kjo ndoshta ishte arsyeja që nuk u shprehëm ashtu siç duhet.

Bëhet shumë e vështirë kur kundërshtari ngelet me 10 lojtarë. Arritëm të shënonim gol pastaj gabuam duke I dhuruar kundërshtarit golin siç kemi bërë këto ndeshje të fundit.

Mund të kishim fituar me një rezultat të thellë, por nuk shfrytëzuam rastet. Çdo gabim është I pariparueshëm prandaj skuadra kishte shumë tension sot.

Mendova se mos ndeshja do të barazohej pasi Flamurtari na barazoi fillimisht. Ligji I pashkruar I futbollit është që do të pësosh nëse nuk shënon. Pastaj Flamurtarit I ra në mend të luajë futboll tani pas 700 javësh e shpresoj që në këto 704 javë të luajë futboll kështu.

Sot vendosa të luaja me Tekon nga minuta e parë pasi Greca kishte probleme fizike por me futjen e tij loja mori një tjetër rrjedhë. Kërkova që rimti të ishte më I lartë dhe gabuam ashtu siç gabuam, por e rëndësishme është që skuadra shënoi dhe morëm atë që deshëm në këtë takim.

Ne e kemi gjetur sistemin dhe ritmin për të arritur te fitoret. Kam 4 forca në mesfushë që e meritojnë të jenë në fushë edhe pse duhet të jenë vetëm 11 lojtarë.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.