Përvetësoi fonde publike, burg për ish-kryeministrin francez

Përvetësoi fonde publike, burg për ish-kryeministrin francez

0Shares
Përvetësoi fonde publike, burg për ish-kryeministrin francez

Një gjykatë franceze denoi hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tre prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati kushtuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar. Gjyqtarja Nathalie Garavironi, tha se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino.Çifti Fillon do të apelojë vendimin, deklaroi avokati, Antonin Levy, që do të thotë se ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim.

Sponsorizuar
2020 . All rights reserved.